EMRI & FOTO/ Peqin, 35-vjeçarin e zë korenti duke korrur barin

EMRI & FOTO/ Peqin, 35-vjeçarin e zë korenti duke korrur barin

135
0
Shares

Një burrë 35 vjeç është gjetur i vdekur në Peqin. Ilir Sharka ishte duke punuar me korrëse bari në kopshtin e I.M. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Teqe. Dyshohet se Sharkën e ka zënë korenti.

Informacion paraprak nga Policia

Më datë 22. 05. 2018 rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe” Peqin, është gjetur i pa jetë shtetasi, Ilir Sharka, 35 vjeç i cili ishte duke punuar me nje korre bari që punon me tension elektrik, te kopshti i shtetasit I. M.

Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY