DETAJE/ Dosja “Xhafaj”, prokurorët zbarkojnë në Vlorë

DETAJE/ Dosja “Xhafaj”, prokurorët zbarkojnë në Vlorë

59
0
Shares

Pasi kanë marrë dëshmitë e dy deputetëve të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, këshilltarit ligjor të kësaj partie Gazmend Bardhi, denoncuesit Albert Veliu dhe gazetarit Jetmir Olldashi, hetuesit kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës për të hetuar atë çka pretendohet në audio-përgjim.

Mësohet se oficerët e Krimeve të Rënda kanë mbërritur në qytetin bregdetar, ku kanë kryer disa verifikime në lidhje me indentifikimin e personave që janë bërë pjesë të audio- përgjimit.
Nga ana tjetër Prokuroria pritet të zhvillojë një analizë me gjithë dëshmitë e dhëna për të vendosur me pas se kush do të thirret për të dëshmuar në vijim si dhe veprimet e tjera hetimore që do të kryhen, një prej të cilave edhe dërgimi për ekspertizë i zërave në audio-përgjim, nëse ato përkojnë me protagonistët.

Mesohet se deri tani ende nuk është përcaktuar laboratori që do të certifikoje autenticitetin e përgjimit.

Ndërkohë nga ana tjetër do të ekspertohen edhe materialet e dorëzuara nga gazetari Jetmir Olldashi dhe mjetet me të cilat ai ka kryer përgjimin, për të cilin tha se ishte një investigim i tij.
Nga ana tjetër, Prokuroria për Krime të Rënda ka pranuar edhe zyrarisht nisjen e hetimeve.

Në një përgjigje të kthyer televizionit Ora News, thuhet se në lidhje me këtë çështje është regjistruar një procedim për trafik të lëndëve narkotike por nuk bëhen me dije detaje te tjera në lidhje me hetimin, kjo për shkak të sekretit hetimor.

Audio-përgjimi ku pretendohet se vërtetohet se vëllai i Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj merrej me trafikim të lëndëve narkotike u denoncua nga Partia Demokratike një javë më parë dhe menjëherë pas kësaj nisën edhe hetimet nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY