SKANDALI/ Dosja “Xhafaj”, publikohen fakte tronditëse, ja pseudonimi i vëllait të ministrit...

SKANDALI/ Dosja “Xhafaj”, publikohen fakte tronditëse, ja pseudonimi i vëllait të ministrit të Brendshëm

405
0
Shares

Sot në mbrëmje në TV “Fax News” do të publikojë fakte të reja lidhur me audio-përgjimin e Agron Xhafajt.

Gazetarët Artur Çani dhe Jetmir Olldashi paralajmërojnë detaje të forta që do të transmetohen rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Jetmir Olldashi është gazetari i cili ka kryer investigimin disa muaj më parë, ku Agron Xhafaj flet për trafikun e drogës me dëshmitarin X, i thirrur ndryshe dhe me pseudonimin babalja.

Sot gazetari ka dhënë dëshminë e tij dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dëshmuan më herët dhe tre zyrtarë të PD-së.

Gazetari Artur Çani, ideatori i emisionit “Ajsberg”, ka zbuluar detaje në lidhje me materialet.

Duke folur në studion e TV “Fax News”, Çani është shprehur se hetimin e ka bërë vetë gazetari Jetmir Olldashi, pas provave që kishte siguruar më parë nga Albert Veliu dhe përputhjes së shumë detajeve.

Sipas Çanit, personi i investiguar nuk është një njeri dosido, por vëllai i ministrit të Brendshëm.

Duke folur në studio, gazetari Çani ka zbuluar edhe një detaj, pseudonimin e Agron Xhafajt në Vlorë, që tregonte edhe pushtetin që ai kishte në këtë qytet.

“E thërrasin ‘Pasha’, Agron Xhafën në Vlorë, kjo tregon se çfarë pushteti ka”, është shprehur Çani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY