Shqipëria ka makinat më të vjetra në rajon, mosha mesatare 20 vjet

Shqipëria ka makinat më të vjetra në rajon, mosha mesatare 20 vjet

125
0
Shares

Shqipëria ka një nga flotat më të vjetra të automjeteve në rajon. Zyrtarisht sipas drejtorisë së përgjithshme të doganave për 4 mujorin e 2018, për çdo makië të re të importuar janë futur 16 të tjera të përdorura.

E njëjta tendencë ka qenë edhe në tre vitet e fundit. Raportet mes importit të makinave të reja dhe atyre të përdorura është me diferencë të madhe.

Nga rreth 10 vjet që është mosha mesatare e veturave në Bashkimin Evropian, në Shqipëri, kjo moshë është gati 20 vjeçare, raporton Tch.

Mbi 80 përqind e automjeteve janë prodhime para vitit 2007. Mosha e lartë e mjeteve motorike që qarkullojnë në Shqipëri ka si problem kryesor ndotjen e mjedisit nga emetimi i gazrave, përcjell albinfo.ch.

Ne 2016-ën, 27 për qind e mjeteve me benzinë ngelën në testin e kolaudimit për tejkalim të normave të emetimit të gazrave.

Aktualisht në Shqipëri, nuk ka ndonjë pengesë për importin e mjeteve të vjetra, mjaftojnë që ato të mos kalojnë disa parametra për ndotjen.

Aktualisht shtete si Zvicra, Gjermania apo vendet nordike që kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj çështjeve mjedisore kanë programuar që në pak vite të nxjerrin nga qarkullimi mjetet me naftë dhe të favorizojnë motorët hibridë dhe elektrikë.

Por në çfarë drejtimi po ecën Shqipëria, e cila brenda pak kohesh mund të përballet me një fluks të madh mjetesh që do dalin nga qarkullimi nga këto shtete, sidomos Gjermania, për shkak të ndotjes. Deri më tani asnjë kufizim për futjen e mjeteve e vjetra, apo lehtësira nga ana tjetër që qytetarët të drejtohen drejt mjeteve të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY