FOTO GALERI/ Ish-diplomatët shqiptarë themelojnë Këshillin e Ambasadorëve, ja kush u zgjodh...

FOTO GALERI/ Ish-diplomatët shqiptarë themelojnë Këshillin e Ambasadorëve, ja kush u zgjodh President

336
0
Shares

Sot, 24 diplomatë themeluan Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Kjo iniciativë bashkoi personalitete të diplomacisë që në vite kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkomëtare ndër vite për vendin tonë.

Në mbledhjen e tij të parë, Bordi zgjodhi President Besnik Mustafaj, i cili u shpreh se kjo organizatë ka për të vënë përvojën  e çmuar  të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm.

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë u themelua pikërisht me qëllimin  e mirë për të dhënë përvojën e çmuar të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm. Ky Këshill, do të qëndrojë me vendosmëri jashtë preferencave politike dhe vetëm në shërbim të interesave kombëtare”, u shpreh Mustafaj.

Anëtarët e kësaj organizate joqeveritare duhet të kenë mbajtur të paktën për një mandat postin e Ambasadorit ose të kenë qenë diplomatë të lartë, me funksione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë se pesë vjet.

Gjithashtu të drejtën për t’u anëtarësuar në këtë Këshill e kanë edhe të gjithë ish- Ministrat e Punëve të Jashtme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY