Edi Rama:Partia Demokratike ka lidhje të ngushta me kokainën e kapur në...

Edi Rama:Partia Demokratike ka lidhje të ngushta me kokainën e kapur në Durrës

90
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar  rëndë strukturat e larta të opozites.

Ai tha se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e Acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY