Telefonata e Messit ndyshon gjithcka ,Grizmann shumë afër Barcelonës

Telefonata e Messit ndyshon gjithcka ,Grizmann shumë afër Barcelonës

94
0
Shares

E ardhmja e Antoine Griezmann gjithnjë e më pranë Barcelonës. Siç raportojnë mediat spanjolle klubi blaugrana ka arritur marrëveshjen me motrën e lojtarit që është gjithashtu agjenti i tij.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Griezmann do të nënshkruajë për pesë sezone dhe do të marrë 15 milionë euro neto çdo vit.

Ka qenë një telefonatë që vetë Messi ka bërë me Griezmann ajo që ka bindur sulmuesin francez dhe ideja që do të luajë në një skuadër me “pleshtin” duket se e ka magjepsur lojtarin që këtë javë fitoi trofeun e Europa League me Atletico.

Sipas “AS”, Messi i ka thenë kolegut se e gjithë skuadra e Barcelonës po e pret me krahët hapur sulmuesin e Atletico, duke i garantuar edhe një vend si titullar tek ekipi i trajnerit Valverde.
Gjithashtu, në marrëveshje do të përfshihen dhe shpërblimet për arritjen e objektivave, që lidhet me titujt e fituar.

Për shërbimet e sulmuesit francez, thuhet se Barcelona do të derdh rreth 100 milionë euro në arkat e klubit të Atletico Madrid, që nga ana e tyre ka tentuar t’i rinovoj kontratën Griezmann në dy raste, por që nuk është pranuar nga ana e francezit.

Në Madrid ka spekulime se ata mund të paguajnë atë deri në 25 milion në sezon, por ai dëshiron të bashkohet me Barcelonën.

Griezmann ka dëshirë të luajë së bashku me Lionel Messin dhe të formoj një tjetër “trident” historik me Luis Suarez.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY