29-vjecari largohet nga shtëpia , i kërkon familjes që mos ta kerkojnë...

29-vjecari largohet nga shtëpia , i kërkon familjes që mos ta kerkojnë më

84
0
Shares

Një 29 vjeçar nga Vlora është zhdukur prej 5 ditësh dhe asgje nuk per te. Para se të largohej i riu, Kleant Çela, i ka lënë një letër familjes së tij dhe të fejuarës.

Ndërsa mësohet se i ka thënë nënës se do të shkoj në spital per arsye se kishte probleme me shtyllën kurrizore dhe do të vizitohem”.

Çela në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën. Në letër shkruhej: “Po iki përgjithmonë nga shtëpia, po iki jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat”.

Vetë familjarët nuk kanë një shpjegim për këtë veprim të të riut.

Teksa në një lidhje telefonike për Report Tv nëna e tij, Mbaresa Çela i bën thirrje që të telefonojë dhe të njoftojë se është mirë, pasi nuk duan asgjë tjetër.

Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur probleme. I lutem shumë të më bëj një telefonatë, që të më thotë se jam mirë, nuk dua asgjë tjetër”.

Kleanti ishte i fejuar dhe kishte 3 vite që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa atje kishte qëndruar rreth 6 vite. Pikërisht, këtu dyshojnë edhe familjarët, që mund të jetë nisur për të shkuar sërish në Angli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY