SKANDAL/ Shqipëria dakord me deklaratën e OIC, e mbushur me sulme kundër...

SKANDAL/ Shqipëria dakord me deklaratën e OIC, e mbushur me sulme kundër SHBA dhe Presidentit Trump

80
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka denoncuar një skandal të diplomacisë shqiptare. Sipas Shehut, mbrëmë, në takimin e “Organizatës së Koperacionit Islamik (OIC), të miratuar dhe nga përfaqësuesi shqiptar, është miratuar një deklaratë e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administratës amerikane e Presidentit Trump”.

Shehu kërkon gjithashtu nga autoritete shtetërore shqiptare që “në këto kushte të rënda cenuese edhe të Sigurisë sonë Kombëtare, ju duhet të shpreheni qartësisht nëse e mbështesni atë deklaratë, këtë goditje të rëndë ndaj Partnerit tonë kryesor Gjeostrategjik”.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut

Zz. Kryeminister dhe Minister Jashtem, keni shkelur ne “derrase te kalbur” dhe demtuar rende interesat e Kombit tone perseri:

Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty.

Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).

Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik.

Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e “mbretit lakuriq”…

Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare.

A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate???

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY