Elbasan, bllokohen mbi 8 ton mish në një dyqan, dyshohet i kontaminuar

Elbasan, bllokohen mbi 8 ton mish në një dyqan, dyshohet i kontaminuar

199
0
Shares
Foto Ilustruese

Sasi të mëdha mishi janë bllokuar në një subjekt tregtar në lagjen “5 Maji” të Elbasanit pasi dyshohet se janë të kontaminuara.

Specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm,  në subjektin tregtar të E.L, 42 vjeç, banues të kësaj lagjeje

Këtyre produkteve do u bëhet analiza të mëtejshme “pasi dyshohen si të kontaminuara” informon Policia e Elbasanit.

Po kështu nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. L., për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY