VIDEO/ Edi Rama “vë në lëvizje” Prokurorinë, kërkohen dëshmitë e 3 zyrtarëve...

VIDEO/ Edi Rama “vë në lëvizje” Prokurorinë, kërkohen dëshmitë e 3 zyrtarëve të PD

91
0
Shares

Prokuroria i ka kërkuar dy deputetëve demokratë, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe ekspertit ligjor Gazmend Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë, të japin dëshmitë e tyre lidhur me video-përgjimin e publikuar ku shfaqej Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm, në një bisedë trafikantësh droge.

Mësohet se zyrtarët do të pyeten në lidhje me përgjimin audio të publikuar një ditë më parë. Tre zyrtarët e PD do të paraqiten në organin e akuzës të enjten paradite.

Reagimi i Prokurorisë erdhi pak orë pasi Kryeministri Edi Rama para grupit parlamentar socialist mori në mbrojtje Xhafajn dhe e konsideroi video-përgjimin jo autentik. Sipas Ramës, përgjegjësit për këtë video duhet të ndiqen penalisht.

Prokuroria ka pritur qëndrimin e Kryeministrit për të vepruar, ndërsa një ditë më parë janë marrë pamjet filmike.

Video

Partia Demokratike publikon bisedën audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 14 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY