INDEKSI GLOBAL/ Shqipëria, vendi më i rrezikshëm në Europë për biznes

INDEKSI GLOBAL/ Shqipëria, vendi më i rrezikshëm në Europë për biznes

106
0
Shares

Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe e 103-ta në botë ndër 130 ekonomi, në indeksin global të elasticitetit 2018. Ky indeks mat klimën e biznesit dhe rreziqet me të cilat përballet sipërmarrja. Renditja e Shqipërisë në vend të fundit në rajon dhe në Europë është realisht alarmante.

Rreziqet e marra në vlerësim janë nga më të ndryshmet dhe përfshijë fatkeqësitë natyrore, rreziqet që burojnë nga politika, kërcënimet kibernetike, etj. Pra në terma të përgjithshëm, Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Europë për të bërë biznes, thotë ky indeks.

Shqipëria grumbullon vetëm 27.8 pikë në këtë indeks, çka e rendit në vendin e fundit në kontinent. Indeksi bazohet në tre nën-indikatorë; atë ekonomik, atë të cilësisë së riskut dhe atë të zinxhirit të ofertës, shkruan scan.tv.

Performanca më e keqe e Shqipërisë është në atë të cilësisë së riskut, të 120-tët ndër 130 shtete të botës. Në atë ekonomik jemi të 93-tët në botë. Një vit më parë vendi ynë renditej i 108-ti në botë, çka përkthehet në një përmirësim në renditjen e përgjithshme me 5 pozicione.

Në rajon, Serbia renditet e 66-ta, Maqedonia e 77-ta dhe Bosnje Hercegovina e 60-ta, ndërkohë që Mali i zi dhe Kosova nuk merren në analizë.

Në nivel global ndërkohë, Zvicra renditet e para, Luksemburgu i dyti dhe Suedia në vendin e tretë, po aq sa një vit më parë. Në vend të fundit renditet Venezuela dhe Haiti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY