Fatmir Xhafaj në konferencë për shtyp: Asnje falje publikut per vellain e denuar

Ndaje

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sot pasdite në një konferencë për shtyp se sharlatanë politikë dhe shkelës ligjorë nuk e meritojnë të shpenzosh kohë me asnjë prej tyre. Ata meritojnë injorim dhe përbuzje dhe ballafaqim të plotë me ligjin.

Pjesë nga deklarata e Fatmir Xhafaj:

“Si përfaqësues i interesave publikë po e vë veten sot në këtë pozicion për të dhënë shpjegime.

Si ministër i Brendshëm shpjegimi bëhete edhe më detyrues. Dhe po e bëj me fakte dhe prova:

Lidhur me vëllain tim. Ai ka marrë nëj dënim penal në Itali. Disa herë që nga viti 2002 kam bërë deklarime lidhur me këtë cështje. Kushdo që dëshiron të vërtetojë koherencën e deklarimeve mund ta bëjë. Ngjarja ka ndodhur në vititn 2002, 25 vjec. Ai u ndlaua për 1 muja dhe e larguan nga Italia. Në atë kophë kam qenë ministër dhe i kërkova kryeministrit Pandeli Majko dorëheqjen në lidhje më këtë ngjarje. Atëherë Kryeministri Majko refuzoi dorëheqjen time. Vëllai im nuk iu fsheh gjykimit dhe hetimit por ka kërkuar vazhdimisht. Asnjë veprim i imi sot dhe mëmparë nuk ka krijuar favor kundrejt egzekutimit penal ndaj tij.

Nuk kam bërë kompromis që vëllai duhej të vuante dënimin në Itali. Si një vëlla i përgjegjshëm kam bërë gjithcka që ai të kthehej në vlerat e familjes tonë. Ai mbaroi shkollën e lartë, krijoi familje dhe ndërtoi ekonominë e vet me punën e tij. Nuk kërkoi asnjëherë privilegje dhe nuk i krijova privilegje. Unë dhe familja ime jemi goditur shpirtërisht. Ne do të gjejmë kurajo për të përballuar këtë situatë të rëndë familjare, gruas dhe familjes së vëllait.

Për ligjin  shqiptar në Shqipëri vendimi penal dhe dënimi penal është parashkruar dhe në asnjë rrethanë Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Pra në Shqipëri sipas ligjit shqiptar nuk do ta vunate atë pasi periudha prej katër vitesh e mbetur për egzekutim është në ligjin shqiptar dhe ka precedentë. E vlerësoj gjestin e tij”.

 

Leni një përgjigje