VIDEO/ Aksioni politik i opozitës, bllokohet edhe Komisioni Ekonomisë: Fatmir Xhafaj të...

VIDEO/ Aksioni politik i opozitës, bllokohet edhe Komisioni Ekonomisë: Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen

76
0
Shares

Opozita ka bllokuar edhe Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar njëherazi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm.

Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe deputetët e opozitës janë vendosur përballë mazhorancës në shenjë proteste; kreu i komisionit Erion Braçe ka tentuar të vendosë rregull dhe të shmangë aksionin e opozitës, por nuk ka mundur.

Deputetët e PD dhe LSI kanë vazhduar të qendrojnë disa ulur dhe disa në këmbë para tij ndërkohë që Braçe moralizonte se nuk ishte më sistemi kur një parti vendoste fatin e dikujt që mund të pushkatohet, por se duhet të funksiononin institucionet.

“Jam shumë i sigurtë që duhet të funksionojë shteti – tha Braçe, –  dhe nuk është një parti politike që jep vendime. Deputeti vendosej të pushkatohej dhe pastaj ai pushkatohej vetë.”

“Lëre tani këtë muhabet”, qe reagimi nga opozita.

Braçe vazhdoi: “A ka mundësi të mbaroj unë?! Institucionet duhet të veprojnë.”

Përplasja në komision vazhdon, PD është duke e transmetuar LIVE aksionin e saj opozitar.

Drejtëpërdrejt nga Komisoni i Ekonomisë dhe Financave.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mardi 15 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY