VETTING & EMRA/Pushimi i vettingut për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë,ankimohet vendimi

VETTING & EMRA/Pushimi i vettingut për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë,ankimohet vendimi

62
0
Shares

Komisioneri Publik ankimon vendimin për pushimin e vettingut për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë. Ankimimi është bërë pranë Komisionit të Pavarur të Apelimit.

Zonja Fana dha dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.

Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit.

Gjithashtu, Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për pushimin e vettingut për ish-prokurorin Sulejman Tola.

Njoftimi i plotë:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla

             Ardian Hajdari

            Sokol Çomo.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY