Macron i “i pret hovin” këmbënguljes së Ramës: Duro, po e lexojmë...

Macron i “i pret hovin” këmbënguljes së Ramës: Duro, po e lexojmë seriozisht raportin e KE-së!

92
0
Shares

Presidenti francez Macron priti sot Kryeministrin Rama në Elize.

Presidenti francez mësohet se është shprehur me nota shumë pozitive për reformat, sidomos ajo në drejtësi, ndërkohë që burime nga delegacioni shqiptar theksojnë se Macron ka vlerësuar edhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një shqetësim i hershëm i për Francën ka qenë çështja e azilantëve shqiptarë, për të cilën Presidenti Macron mësohet se ka falënderuar Kryeministrin Rama për bashkëpunimin me institucionet e specializuara franceze, për të frenuar fenomenin e atyre që abuzojnë me sistemin e azilkërkimit.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka ngulur këmbë në mënyrë insistuese duke kërkuar që në fund të qershorit Franca t’i njohë Shqipërisë meritën në procesin e integrimit evropian dhe të pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në përgjigje, Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimtar të Francës.

Rajoni dhe roli i Shqipërisë në të ka qenë tjetër temë e takimit, së bashku me samitin e Sofjes, ku Macron është shprehur se do të mbajë një fjalë tepër të rëndësishme. Për sa i përket politikës së jashtme të Tiranës, Presidenti francez ka vlerësuar koherencën e Shqipërisë dhe linjën e saj të konsoliduar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY