EMRI/Drejtori i Mimi Kodhelit në krye të hipotekave të vendit

Ndaje

Një ish-zyrtar i lartë i ministrisë së Mbrojtjes kur drejtohej nga Mimi Kodheli dhe së fundi kreu i hipotekës së Tiranës është emëruar sot Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekës.

Valdrin Pjetri ka zëvëndësuar në këtë detyrë Elion Semanaj i cili është larguar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës. Semanaj qëndroi në krye të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për 6 muaj, duke zëvendësuar Blerina Doracajn, e cila qëndroi në këtë detyrë 5 muaj.

Detyra e mëparshme e Semanajt ishte ajo e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Motivi i kësaj lëvizje duket se ka qenë impulsi i ri që kërkohet në zyrat e hipotekave në të gjithë vendin, ku edhe ankesat e qytetarëve janë më të mëdha. Ministrja Gjonaj ka vlerësuar punën e mirë të Valdrin Pjetrit në krye të hipotekës së Tiranës gjatë pesë muajve që ai drejton këtë degë, duke e emëruar atë në krye të zyrës qendrore të hipotekës.

Valdrin Pjetri ka mbajtur disa detyra drejtuese në ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2014. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm Rregullator dhe i Përputhshmërisë në Fushën e Mbrojtjes, Drejtor i Përgjithshshëm i Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai ka drejtuar me sukses për 3 vjet në Ministrinë e Mbrojtjes procesin e demontimit të municioneve.

Leni një përgjigje