Audio-përgjimet për Agron Xhafaj, prokuroria zbarkon në selinë e PD, sekuestrohet materiali...

Audio-përgjimet për Agron Xhafaj, prokuroria zbarkon në selinë e PD, sekuestrohet materiali denoncues

76
0
Shares

Prokuroria ka zbarkuar mëngjesin e së martës në selinë e Partisë Demokratike, për të marrë audio përgjimin për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Oficerë të policisë gjyqësore, në orët e para të së martës kanë marrë në Partinë Demokratike audio përgjimin, për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Oficeri i Policisë Gjyqësore Bleart Flaka, mësohet se ka kontaktuar me tre zyrtarët e PD-së, që dje publikuan audio-përgjimin denoncues.

Një ditë me parë Partia Demokratike publikoi një audio përgjim ku pretendohet se Agron Xhafaj bënte pazare droge me një person që sipas PD është bashkëpunëtor i tij.

Audio-përgjimi u vendos dje në dispozicion të mediave, nga ku dëgjoheshin dy persona tek flisnin për një çështje. Më pas personi i supozuar si Agron Xhafaj e drejtonte bashkëbiseduesin tek “Ermali”, ndërsa i kërkonte të mos i binte më qafë pasi vëllai i tij dhe ai po sulmoheshin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY