Akuzat ndaj Xhafes,Erion Brace:Sulme të mirëmenduara nga eksponentë politikë

Akuzat ndaj Xhafes,Erion Brace:Sulme të mirëmenduara nga eksponentë politikë

99
0
Shares

Deputeti I partisë socialiste Erion Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj

I ftuar në emisionin “45 minuta”, Braçe tha se nuk ka nevojë për takime në zyrën e Xhafajt, pasi ai ka të gjithë mbështetjen e PS-së dhe se ai është viktimë e sulmeve të mirëmenduara nga eksponentë politikë.

Braçe tha se Fatmir Xhafaj nuk ka përse të mbajë përgjegjësi për dikë në fisin e tij që nuk respekton ligjin.

 “Po rrëzohet pushteti real i mafies që për 8 vite në këtë vend ka vrarë, trafikuar jo hashash, ky i fundit i Arbri-Garden është i fundit, por janë disa episode ku janë trafikuar drogat më të forta. Kjo mafie nuk ka vetëm ngjyrë, por ka edhe emra. Beteja me mafien është e një mazhorance të tërë.

Në krye të këtij sulmi është Sali Berisha me të gjithë onturazhin e tij. Është sulm i drejtuar direkt nga Sali Berisha dhe është sulm i qartë mafioz, kriminal mbi Reformën në Drejtësi. Arsyeja? Humbja e pushtetit real që ka pasur. Po të dojë Sali Berisha ia provoj edhe në sy “, theksoi Braçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY