Faktet që cuan Saimir Tahirin në arrest, takimet me Artan Habilaj dhe...

Faktet që cuan Saimir Tahirin në arrest, takimet me Artan Habilaj dhe kujt i përkiste skafi

199
0
Shares

Janë zbardhur disa nga detajet e hetimit që janë marrë në konsideratë për të cuar në arrest shtëpiak, Saimir Tahirin. Gazeta shqiptarja.com ka publikuar më parë disa prej tyre që janë shkëputur nga vendimi i gjykatës së Krimeve të rënda dhe gjykatësja Liljana Baku.

Nga vendimi mësohte se Moisi Habilaj ka mohuar ta ketë takuar ish ministrin pior Artan Habilaj është takuar disa herë me të. Artani është vëllai i trafikantit të arrestuar në Itali dhe të cilit ministri i kishte shitur makinën e tij Audi A8. Ndryshe nga sa ka thënë Tahiri, se ai nuk kishte patur asnjëherë kontakt personal me Artan Habilajn, Prokuroria ka gjetur prova se të dy ata janë takuar të paktën dy herë në Greqi në gusht të vitit 2014, ne qytetin bregdetar të Lefkadas, kur Tahiri sëbashku me gruan, prindërit dhe një çift miqsh kanë kaluar dy javë pushime në një shtëpi dykatëshe të marrë me qira.

Tahiri ka shkuar në Lefkada me një gomone 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi fëmijët e Tahirit me makinën Audi A8. Kur gomonia pësoi difekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz, duke ia dhënë Audin ministrit dhe duke u marrë me varkën e prishur. Artan Habilaj u mor edhe me dërgimin e gomones difektoze në Brindizi për ta riparuar, sëbashku me një ish-specialist të Delta Forcës.

Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij sëbashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para’ të thata: Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para’ i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm.

Në kuadër të akuzave ndaj Tahirit, ka edhe prova për bashkëpunim mes trafikantëve dhe policëve të korruptuar, disa prej të cilëve ende janë në kërkim dhe, sipas Prokurorisë, këta përbëjnë provat se pikërisht këta policë vepronin me urdhër të Tahirit për të favorizuar trafikun e kanabisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY