FOTO/ Zvicër, aksidentohet familja shqiptare, vdes kryefamiljari, plagoset rëndë e shoqja, shpëton...

FOTO/ Zvicër, aksidentohet familja shqiptare, vdes kryefamiljari, plagoset rëndë e shoqja, shpëton fëmija

67
0
Shares

Në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në autostradën AK në afërsi të lokalitetit Humlikon, retina e Winterthurit, Zvicër, ka humbur jetën një person 42 vjeçar, drejtues i njërës nga disa makinat e aksidentuara. Pesë të tjerë kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve, të rënda, shkruan 20minuten.ch

Viktima 42-vjeçar, sipas albinfo.ch nga burimet e veta, është një shqiptar nga Komuna e Deçanit. Mësohet po ashtu se bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa vajza, është lënduar më lehtë.

Sipas të dhënave të para me të cilat ka dalë Policia Kantonale e Zyrihut, në një vendndalim në autostradë, nga shkaqe ende të panjohura, ka ndodhur përplasja e fuqishme e disa automjeteve. Nga gjithsej nëntë persona që kanë qenë në atë moment në makinat e përfshira në aksident, ka humbur jetën shoferi i njërës nga makinat.

Pjesa e autostradës në mes të lokaliteteve Henggart dhe Adlikon është bllokuara nga të dyja anët, ndërsa është liruar vetëm pas orës 21.30, transmeton albinfo.ch.

Për shpëtimin e personave të përfshirë në këtë aksident të rëndë, janë mobilizuar, veç autoambulancave, edhe një helikopter i Rega-s dhe një i Ndihmës Ajrore nga Gjermania, të cilët i kanë dërguar në spitale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY