ALARMI/ Biznesi i fasonëve drejt falimentimit

ALARMI/ Biznesi i fasonëve drejt falimentimit

177
0
Shares

Fabrikat e tekstileve dhe këpucëve po përballen me një hendek të fuqisë punëtore. Numri i kontratave të reja po rritet, por gjetja e punonjësve të rinj është vështirësuar. “Dembelizmi” i kompanive që nuk kanë tentuar të mbyllin ciklin dhe të rrisin vlerën e fitimeve bashkë me mungesën e politikave lehtësuese qeveritare do të kushtëzojë rritjen e qëndrueshme të sektorit. Konkurrenca brenda vendit nga call center dhe emigracioni kanë ndryshuar preferencat e të rinjve shqiptarë per fabrikat.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të konkurrojë më me avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore. Nevoja për të kaluar në një fazë tjetër…
Epokës së “skllavërimit” në fabrikat e fasonit, të njohura si rrobaqepësitë që mbarojnë porositë për të huajt, duket se i ka ardhur fundi. Bizneset shqiptare të fushës, nuk e kanë shfrytëzuar përvojën e tre dekadave për të mbyllur ciklin dhe për të rritur vlerën e fitimeve, teksa pretendimet e të rinjve shqiptarë shkojnë përtej një page mujore 25 mijë lekëshe dhe një pune stërmunduese në fabrika.
Bizneset e sektorit në të gjithë vendin nga Shkodra në Gjirokastër kanë dhënë alarmin se po përballen me mangësi serioze të fuqisë punëtore. Për shkak të përvojës së krijuar, numri i kontratave të reja po rritet me shpejtësi. Këtë e ka treguar edhe rritja e eksporteve në sektor, me 16 dhe 10% në dy vitet e fundit, por nga ana tjetër, gjetja e punonjësve të rinj është bërë një mision i vështirë.

Jozef Bazhdari, drejtori i prodhimit në Bella Confex në Shkodër, një ndërmarrje me traditë në sektor, pohon se po has vështirësi për të gjetur punonjës. Zoti Bazhdari thotë se ka nisur kërkimet deri në rrethinat e Lezhës, edhe pse fabrika është në mes të qytetit të Shkodrës. “Po i mbuloj kostot e transportit. Edhe pagat i kam rritur. Jap pagesë minimale 1200 lekë në ditë, ndërsa maksimalja i kalon 1700 lekët. Megjithatë, interesi për të punuar ka rënë”, pohoi ai.

Të njëjtën situatë referojnë edhe rreth 20 fabrika të pyetura në qarqet kryesore të vendit, Korçë, Tiranë dhe Durrës, Berat, Shkodër, Fier etj., duke dhënë alarmin se mungesa e fuqisë punëtore po i pengon të zgjerohen dhe po rrezikon qëndrueshmërinë e aktivitetit në të ardhmen.
Sipas të dhënave nga anketa strukturore e ndërmarrjeve, fabrikat e tekstilit dhe këpucëve punësuan 46 mijë persona gjatë vitit 2016 me një rritje vjetore 14%.

Në kërkim të punonjësve

Jozef Bazhdari, drejtori i prodhimit në Bella Confex në Shkodër, një ndërmarrje me traditë në sektor, pohon se po has vështirësi për të gjetur punonjës. Zoti Bazhdari thotë se ka nisur kërkimet deri në rrethinat e Lezhës, edhe pse fabrika është në mes të qytetit të Shkodrës. “Po i mbuloj kostot e transportit. Edhe pagat i kam rritur. Jap pagesë minimale 1200 lekë në ditë, ndërsa maksimalja i kalon 1700 lekët. Megjithatë, interesi për të punuar ka rënë”, pohoi ai.

Po nga ana tjetër sektori ka kapacitete të zgjerohet gati me 50% në numër punonjësish. Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportoi se në vitin 2017 grumbulloi nga bizneset rreth 48 mijë oferta për punë. Gjysma e tyre, më shumë se 25 mijë, u përkasin fabrikave të fasonit. Mirëpo nëse fasonët nuk synojnë të diversifikohen dhe të mbyllin ciklin, do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të përmbushin nevojat me kushtet që ofrojnë sot, teksa lëvizja e lirë dhe konkurrenca që po krijohet brenda vendit nga Call Center do ta shterojnë fuqinë punëtore për fabrikat. Me këto zhvillime, Shqipëria po humb konkurrueshmërinë, ku fasoni u zhvillua për shkak të kostove të lira të fuqisë punëtore, kundrejt një pune artizanale për të cilën sot vendet e zhvilluara paguajnë shumë.

Flamur Hoxha, i cili për shumë vite ka drejtuar Shoqatën e Prodhuesve të Veshjeve, pohoi se mosmirëmbajtja e fuqisë punëtore është sfida më e madhe me të cilën do të përballen bizneset. Vite më parë, fasonët duhet të kishin menduar të krijonin ciklin e mbyllur për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës me pagat. Zoti Hoxha thotë se ka ardhur koha për ridimensionim të pagesave në sektor edhe pse, nga ana tjetër, vendi humb konkurrueshmërinë në këtë pikë, e cila deri më tani ka ndikuar në zhvillimin e tij.

Të dhënat e përpunuara nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve tregojnë se të ardhurat nga shitjet e njësive të tekstilit dhe këpucëve janë rritur me rreth 60% nga viti 2010 deri më 2016, ndërsa pagat vetëm me 20%. Paga mesatare në sektorin e fasonit ishte 30.5 mijë lekë, ose 230 euro në vitin 2016, nga rreth 20 mijë lekë që ishin në vitin 2010. Sipas të dhënave zyrtare, kostot e punës zënë rreth 35% të shpenzimeve të fasonit, edhe pse shoqatat kanë artikuluar se ato zënë mbi 70% të tyre. Shpenzimet për pagat në sektorin e industrisë zënë mesatarisht 10% të totalit të shpenzimeve.

Por industria shqiptare e fasonit ka mbetur për tre dekada me radhë nën frenat e dembelizmit, duke bërë vetëm disa procese pune që kërkojnë italianët, duke mos tentuar të mbyllin ciklin e të dalin në tregje të pavarur, sikurse po bëjnë Maqedonia dhe Serbia. Pagat mesatare në sektorin e tekstilit në Serbi dhe Maqedoni janë 350-500 euro, ndërsa në Shqipëri, paga mesatare është vetëm 230 euro. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY