HISTORIA/ Bëra seks me mekanikun e makinës, por tani ai nuk më...

HISTORIA/ Bëra seks me mekanikun e makinës, por tani ai nuk më dëshiron më…

233
0
Shares

Një 29-vjeçare i ka shkruar psikologes të “The Sun” për shqetësimin e saj rreth dashurisë.

Letra për psikologen

Jam 29 vjeçe dhe bashkëshorti im 31. Jemi bashkë që 10 vite, por seksi me të nuk më pëlqen, edhe pse ai është një mashkull i mrekullueshëm.

Por para 6-muajsh takova të dashurin tim, kur dërgova makinën për riparim te garazhi ku ai punonte. Ai flirtonte shumë, e aty nisi gjithçka.

Nisi me disa puthje e më pas përfunduam duke bërë seks. Ishte e mrekullueshme, më mirë se me burrin tim, të cilin e lashë dhe ika te i dashuri.

Ai është 35 vjeç dhe çdo ditë më thoshte se më donte. Isha shumë e lumtur, por nisa të mendoja për bashkëshortin dhe po kuptoja se sa shumë më mungonte.

Burri një ditë shkoi e takoi të dashurin tim te puna e tij, ku patën edhe një sherr të madh. Pas kësaj i dashuri ndryshoi shumë në lidhje me mua. Ai me tha se nuk e shikonte dot dhimbjen e bashkëshortit tim dhe kjo që po bënim ishte gabim.

Prandaj më tha se ndihej fajtor dhe se unë duhej të kthehesha në shtëpi e ta harroja këtë lidhje. Gjithashtu më tha që të mos i shkruaja.

Bashkëshorti më pranoi në shtëpi por unë e dua atë djalin tjetër dhe dua të kthehem sërish tek ai. Jam ndjerë shumë keq kur ai më tha se ka një të dashur të re.

Por ai më shkroi sërish ku më thoshte se duhej të takoheshim. Shkova të shtëpia e tij, e sërish përfunduam duke bërë seks. Pas asaj dite ai sërish më thotë se nuk duhet të takohemi, se do që të qëndrojë me vajzën tjetër. Kjo gjë më vret, nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes

Ju lutem gjeni respektin për veten tuaj. I dashuri juaj thjesht po ju përdor si ty dhe të vajzën tjetër për seks, dhe asnjëherë nuk do të të marrë për seriozisht.

Teksa burri juaj ju pranoi në shtëpi pavarësisht tradhtisë që ju i bëtë, atëherë ai meriton më të mirën dhe ti duhet të kujdesesh për të. Ju thatë njëherë se ju mungonte ai, prandaj fol me të dhe thuaj se dëshiron që të ruash martesën. Nëse jeni të vendosur të dy për gjërat që doni në çift, punoni fort që çdo gjë të shkojë sa më mirë mes jush. Rikthe pasionin në lidhjen tënde martesore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY