Parashikoi rezultatin e dy ndeshjeve të Superiores, FSHF i kërkon ndihmë Xhelal...

Parashikoi rezultatin e dy ndeshjeve të Superiores, FSHF i kërkon ndihmë Xhelal Mziut

162
0
Shares

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar sot zyrtarisht z. Xhelal Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet, për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Kërkesa e lëshuar nga FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre. FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z. Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës”.

Mziu parashikoi edhe fundin e ndeshjes Teuta-Laçi, me fitoren e durrsakëve, edhe pse në atë rast nuk guxoi të fliste për “rezultat në kokë”. Njëkohësisht, mësohet se në veprim do të hidhet edhe Komisioni i Etikës, që do të marrë në pyetje Xhelal Mziun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY