Deputeti i PD-së: Notat në raportin e KE janë shumë të ulëta,...

Deputeti i PD-së: Notat në raportin e KE janë shumë të ulëta, Shqipëria rrezikon negociatat nga…

72
0
Shares

Deputeti i PD Genc Polo ka qenë i ftuar në emisionin Java në RTSH.

Dy deputetët kanë debatuar në lidhje me progres raportin në nga Komisioni Evropian.

Sipas Pollos, raporti tregon që nuk ka progres.

 

“Unë shikoj një gjuhë më të rëndë dhe me kritike, në raportin e DASH nga viti i kaluar në këtë vit.  Debati ynë është për shpërdorimin e parave publike, dhe DASH flet për korrupsionin në nivele të larta.  Gjatë kësaj qeverie dhe më para, por do jetë dhe në 10 apo 20 vite të tjera korrupsioni, nuk e zhdukim dot. E ka thënë dhe zonja Vllahutin, që nuk kemi arrestime në nivele të larta.  Edhe në raportin e KE, nuk ka ndonjë progres, por ka rënie sepse nëse e shohim me kujdes dhe të shohim shifrat, shihet që janë shumë të ulta vlerësimet.  Për reformën në drejtësi nota është 2, administrata 3 dhe lufta kundër korrupsionit është 2. Këto janë vlerësime shumë të ulëta.

Nëse reforma në drejtësi ka qenë 2 dhe sot është sërish 2, për burokratët e ftohtë në Evropë nuk mund të ketë ndonjë ndryshim. Ata shohin shumë ftohtë dhe e shikojnë me sy kritik, nuk kanë besim që është bërë përparim. Të jesh 2, 2, 2 dhe të pretendosh që kë bërë progres, nuk mund të themi.

Unë i uroj më të mirat Shqipërisë dhe qeverisë. Por sipas teknicienëve nuk ka progres, flasin vetë numrat”, u shpreh Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY