Një i vrarë në Kamzë, edhe gruaja në gjendje kritike

Një i vrarë në Kamzë, edhe gruaja në gjendje kritike

85
0
Shares

Një person mbeti i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur rëndë pas një breshërie plumbash mbi një cift  në Kamëz. Ngjarja ndodhi në rrugën OSBE.

Burrë e grua ishin në dyqan kur dikush ka qëlluar në drejtim të tyre duke i plagosur. Pak minuta më vonë Agim Buci 52 vjec vdiq rrugës për në spital ndërsa gruaja e Merita Buci është në gjendje kritike për jetën.

Dyshimi i parë i policisë është tentativë grabitjeje, ndërkohë që janë ngritur postblloqe në të gjithë hyrje daljet e Kamzës.

Informacion paraprak

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar :

Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY