Kamëz, 19-vjeçarja vjedh lekët e familjes dhe ia jep të dashurit: M’i...

Kamëz, 19-vjeçarja vjedh lekët e familjes dhe ia jep të dashurit: M’i vodhën!

138
0
Shares

Një vajzë e re në Kamzë ka vjedhur lekët e familjes së saj, duke ia dhënë të dashurit dy vjet më të madh. Përveç se ka kryer aktin e dënueshëm, ajo ka denoncuar rastin sikur i janë vjedhur paratë.

Megjithatë, i riu i ka kthyer paratë, ndërsa vajza është ndjekur penalisht për kallëzim të rremë.

Nuk dihet shuma konkrete e parave që 19-vjeçarja me iniciale D. P., ka marrë në shtëpinë e saj në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 23. 04. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D. P., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë në lidhje më vjedhjen e një shumë lekësh, të cilat ja ka dhënë (të dashurit) pa dijeninë e familjes, shtetasit N. K., vjeç 21, banues në Kamzë, i cili i ka dorëzuar.

Komisariati Policise, Kamez

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY