Ish-ministri i Jashtëm: Vizita e Ramës në Gjermani, zero ndikim

Ish-ministri i Jashtëm: Vizita e Ramës në Gjermani, zero ndikim

114
0
Shares

Ish ministri i jashtëm dhe analisti Besnik Mustafaj tha se vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave tregon se ai është në ankth. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, Mustafaj tha se vizita e Ramës nuk ka ndikim për qëndrimin e vendeve skeptike, siç është Gjermania apo Franca.

“Kryeministri është në ankth dhe kjo duket tek nxitimi i tij për të shkuar në Gjermani. Gjermania është një vend me influencë. Vizita e Ramës atje ka zero ndikim. Vendet anëtare të BE kanë disa hezitime dhe nuk është ligjërimi i Ramës që do ndryshojë mendim. Vendet e BE kanë ambasada këtu dhe e dinë se në çfarë gjendje është Shqipëria”- tha Mustafaj.

I pyetur nëse do kishte tjetër rezultat nëse Rama do shkonte në Berlin me kreun e PD, Mustafaj tha se rezultati do ishte i njëjtë, pasi dialogu duhet të jetë në Shqipëri. Sipas tij, Rama kërkon të trembë Evropën përmes shantazheve për ndikime të huaja në Ballkan.

“Rezultati mendoj se do ishte njësoj. Rama duhet të mbyllë disa punë që janë këtu dhe jo të ligjërojë atje. Dialogu duhet të bëhet këtu. Ne shohim një lloj vrulli të ekzagjeruar të kryeministrit. Iniciativa e Berlinit i drejtohet gjithë Ballkanit. Unë mendoj se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të shihen veç për çështjen e integrimit dhe jo në bllok. Gjermania ka vlerësimin e vet për nivelin e qeverisjes dhe të reformave si dhe për vullnetin politik në Shqipëri. Me siguri Rama ka më shumë informacione se ne. Nuk mendoj se Greqia është vend pengues për anëtarësimin e Shqipërisë. Rama tenton të trembë Evropën përmes shantazheve”- tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY