HISTORIA/ I trembur nga të bërtiturat e gruas, burri arratiset dhe jeton...

HISTORIA/ I trembur nga të bërtiturat e gruas, burri arratiset dhe jeton për 10 vite në pyll

115
0
Shares

“Isha një kopshtar dhe për 25 vite me radhë me pëlqente puna që bëja. Shkoja çdo ditë me pasion dhe dëshirë për të punuar deri kur….u martova”.

Kështu nis rrëfimi i pazakontë i një 62-vjeçar britanik.

“Asaj nuk i pëlqente që isha për orë të gjata duke kryer punën time! Fillimisht më kontrollonte, më bërtiste e më merrte në telefon vazhdimisht deri në momentin që më kërkoi të hiqja dorë nga puna që bëja”, vijon rrëfimin e tij, 62-vjeçari Malcolm Applegate nga Birminghami.

“Vitet kalonin dhe ajo bëhej gjithmonë e më shumë kërkuese e xheloze. Kërkonte të më kontrollonte vazhdimisht”, shton ai.

I lodhur nga bezdisja e gruas, Malcolm nuk iu drejtua gjykatës për divorc, por vendosi ta braktisë bashkëshorten pa lënë “nam e nishan”.

“Jetova për 10 vite në pyll pranë Kensingtonit. Kisha ndërtuar një kasolle aty. Dilja në qytet për të punuar si kopshtar, për të blerë ushqimet bazike dhe rikthehesha sërish atje”, tregon ai.

Pas një dekade mes pyllit, me energjitë që po i shteronin për shkak të moshës dhe i sigurtë se gruaja nuk do ta bezdiste më, Malcolm vendos t’i rikthehet gjirit të njerëzimit. Ai aplikoi për t’u strehuar në një strehë sociale të quajtur “Emmaus Greenwich”. Pikërisht kjo e fundit ka publikuar në faqen e saj të internetit historinë e pazakontë të Malcolm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY