Gulf vodhi qytetarët në miliona euro, Gjiknuri: Na mashtroi, nuk është rasti...

Gulf vodhi qytetarët në miliona euro, Gjiknuri: Na mashtroi, nuk është rasti i parë…

175
0
Shares

Tatimet, Policia dhe Prokuroria janë vënë në ndjekje të të gjitha aseteve të Gulf, prona dhe llogari bankare. Përveç kërkimit policor për menaxherët e Gulf, autoritetet po analizojnë të gjithë dokumentacionin për të zbardhur skemën e shitjes së tollonave të naftës dhe benzinës me të cilën u mashtruan me qindra biznese dhe qytetarë të ndryshëm.

Dëmi në total është afërsisht 5 milionë euro, i ndarë mes borxhit ndaj privatëve dhe shtetit. Gulf operonte përmes ambienteve me qira dhe në këtë pikë shpresa e autoriteve është te bllokimi i llogarive.

Ndërkohë, Qeveria reagon për herë të parë për mbylljen e aktivitetit të kompanisë Gulf. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se nuk është rasti i parë që një kompani falimenton dhe se Ministria nuk ka ndonjë rol rregullator në tregtinë e karburanteve, raporton t.ch.

“Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësisë dhe produkteve. Nuk është rasti i parë që ka kompani që falimentojnë, mashtrojnë dhe histori të tilla si këto. Nga kjo pikëpamje janë organet tatimore ato që po e ndjekin këtë proces. Janë organet tatimore me ecurinë e këtij procesi dhe shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë”, tha Gjiknuri.

Gulf nuk ishte e panjohur për qeveritarët shqiptarë. Në ceremoninë e nisjes së aktivitetit dhe ndërrimin e pronësisë të bërë pak vite më parë, ku merrnin pjesë disa ministra të kabinetit Rama, përfshirë dhe vetë ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, ministrin e Mjedisit Lefter Koka, pasardhësin e tij Blendi Klosi dhe ish-kryetarin e Parlamentit, tashmë President, Ilir Meta.

Kompania guackë që zotëron Gulf në Shqipëri është në pronësi shtetasit gjeorgjian Aleksandre Gogokhia, i lidhur me ish-zyrtarë të lartë të këtij vendi. Ai ka qenë i përfshirë në skema pastrimi parash në parajsat fiskale dhe pjesë e një skandali që në Gjeorgji çoi në arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tbilisit.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se Aleksandre Gogokhia, administronte bizneset e ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes, Davit Kezerashvili. Ky i fundit u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash në aeroportin e Parisit në momentin që po nisej për të udhëtuar pikërisht drejt Shqipërisë në 2013, i njeti vit kur edhe Gulf hapi aktivitetin në vendin tonë.

Me shqyrtimin e dokumentacionit pritet që prokuroria shqiptare të kërkojë informacion tek autoritetet gjeorgjiane për aktivitetin e Gulf dhe personat e shpallur në kërkim policor.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY