GENC POLLO/Rekomandimi i KE erdhi, por nuk pati asnje progres ne 4...

GENC POLLO/Rekomandimi i KE erdhi, por nuk pati asnje progres ne 4 vjet

63
0
Shares

Deputeti i PD dhe kryetar i komisionit te Integrimit, Grnc Pollo ka bere nje analize rreth rekomandimit te KE.

Komnti i Pollos:

Ja një e vërtetë e thjeshtë, e qartë por e rëndësishme për progresin e reformave në Shqipëri; sipas Komisionit Europian dhe vetëm atij! Që nga raporti i vitit 2015 deri tek ai i javës së fundit nuk ka asnje hap përpara, asnjë vleresim me nivel (notë) më të lartë në pesë prioritetet kyç. Në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar jo e jo; por edhe në reformën e drejtësisë në vend numëro!
Megjithatë mirënjohje vërtet Komisionit Europian, Presidentit Juncker, Komisionerit Hahn e Përfaqësueses së Lartë Mogherini!
Motivet janë të qarta: nevoja për të afirmuar Ballkanin si pjesë e BE-së në të ardhmen; sinjal kundrejt fuqive të treta jomiqësore afër e larg, paqja e stabiliteti në rajon si nje ballancë mes sllavëve e shqiptarëve. Kaq, jo për të shpuar tullumbacen euforike (e të pacipë) rilindiste, po për t’u ndërgjegjsuar për rrugën e gjatë e të përpjetë që lyp mundim, djersë e lotë. Por rrugë tjetër nuk ka! GP

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY