Erdogan ofron një pazar me Athinën për 8 ushtarakët gylenistë

Erdogan ofron një pazar me Athinën për 8 ushtarakët gylenistë

92
0
Shares

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri një ofertë Greqisë sot duke i kërkuar 8 ushtarakët e akuzuar për grusht shtetit që janë strehuar nga Athina. Ai tha se nëse dorëzohen ushtarakatë ai do të nxjerrë nga burgu ushtarët grekë që u kapën në një zonë të diskutueshme detare mes dy vendeve.

Erdogan tha se me dorëzimin e “Gylenistëve” mund të flitet për një lirim më të shpejtë të ushtarëve grekë të arrestuar në mars në një zonë të diskutuar kufitare mes dy vendeve.

Në një intervistë për mediat turke, Erdogan i bëri thirrje për dialog për paqe Athinës, duke iu referuar në veçanti konfliktit për ishujt e Egjeut.

“Ne e shohim Greqinë si fqinj. Edhe nëse ka disa konflikte, dëshirojmë ti kapërcejmë. Të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë për ti lënë ato mënjanë. Për detin dhe për ajrin. Avionët dhe anijet të kalojnë lirshëm”.

Thirrjen ia drejtoi kryeministrit grek Aleksis Cipras, tek i cili tha se kishte shpresën më të madhe për të hedhur një hap të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY