DETAJET/Operacioni për 24 orë, skafisti, Mario Nazëraj nga Fieri

DETAJET/Operacioni për 24 orë, skafisti, Mario Nazëraj nga Fieri

222
0
Shares

Policia shqiptare ka dhënë detaje të aksionit të policisë italaine ku u kapën 1 ton kanabis në Lece.

Sipas policisë shqiptare aksioni ishte i përbashkët dhe ka zgjatur 24 orë duke nisur që ditën e djeshme. Droga ëhstë kapur në brigjet italaine ndërkohë që policia shqiptare nuk arrin pothauj asnjëherë të kapë drogën që në nisje.

Skafisti është identifikuar. Ai është Mario Nazëraj, 34 vjec nga Fieri. Policia thotë se ai nuk ka pasur precedentë penalë të mëhershëm.

Njoftimi i policisë:

Itali-Shqiperi/Operacion i perbashket nderkombetar kunder trafikut te narkotikeve

Sekuestrohet gomonia me rreth 1 ton kanabis, arrestohet skafisti, 1 tjeter ne kerkim

Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.

Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.

Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.

Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.

Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY