EMRAT/ Durrës, prangosen tmerri i kabinave telefonike dhe internetit, dokumentohen 4 vjedhje

EMRAT/ Durrës, prangosen tmerri i kabinave telefonike dhe internetit, dokumentohen 4 vjedhje

102
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë Romeo Këmbaci 37 vjeç, banues në  Durrës.

Këmbaci, më datë 20. 04. 2015, në orën 05:20, në lagjen nr. 17 është kapur në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke vjedhur bateritë e kabinave të një kompanie interneti.

Nga veprimet hetimore të kryera  Specialistët për Krimet kanë dokumentuar me prova shkencore se ky person dyshohet edhe si autor i ngjarjeve të mëposhtme:

  1. Më datë 07. 04. 2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili (arrestuar me datë 17.04.2018), në lagjen nr. 13 dyshohet se kanë vjedhur kabinën e një kompanie interneti.
  2. Më datë 08. 04. 2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili (arrestuar me datë 17.04.2018), në lagjen nr. 8 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kabinën e një kompanie telefonike ku kanë marrë dy bateri.
  3. Më datë 19. 04. 2018, në lagjen nr. 9 dyshohet se ka vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja  në bashkëpunim”parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY