Tropojë, BMW-ja përplaset me “Benz”-in, një i vdekur dhe dy të plagosur

Tropojë, BMW-ja përplaset me “Benz”-in, një i vdekur dhe dy të plagosur

95
0
Shares
foto ilustruese

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Bajram Curri – Fierzë.

Mjeti tip BMW i drejtuar nga N. M., është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz” me drejtues F. D., rreth 53 vjeç, i cili udhëtonte në makinë me vëllanë M. D., 64 vjeç, që ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit ka plagosur dhe dy pasagjerë të tjerë.

Drejtuesi 52-vjeçar i makinës “Benz”, së bashku me pasagjerin e mitur 7-vjeçar, janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit  BMW, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY