Shkodër, Apeli vendos lirimin e 7 kuksianëve, 4 të tjerët lihen në...

Shkodër, Apeli vendos lirimin e 7 kuksianëve, 4 të tjerët lihen në burg

77
0
Shares

Gjykata e Apelit në Shkodër, vendosi sot të lirojë 7 prej 11 kuksianët e arrestuar për protestën e Rrugës së Kombit.

Gjykata la në arrest në burg” 4 prej të arrestuarve dhe vendosi “detyrim paraqitje” për të tjerët.

Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Shkëlqim Vata, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja..

Ndërsa në burg u lanë Vasil Laçi, Eltion Cengu, Xhevahir Gashi dhe Florin Onuzi. Për katër personat që kanë mbetur në burg, avokatët kanë deklaruar se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Ky ishte turp e maskaradë” tha deputeti i PD-së, Bardh Spahia- “Revoltë mbarëpopullore nga Shkodra në Sarandë”

Ndërkohë vendimi nuk u prit mirë nga protestuesit e vendosur para gjykatës. Gjatë këtij momenti pati dhe tymuese.

Publiée par Voltana Ademi – Faqja zyrtare sur vendredi 20 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY