NEGOCIATAT/ Ja sa do të jetë taksa e Rrugës së Kombit për...

NEGOCIATAT/ Ja sa do të jetë taksa e Rrugës së Kombit për kuksianët

117
0
Shares

Nga 10 euro që do të jetë tarifa e zakonshme për të kaluar në rrugën e Kombit, qeveria synon ta ulë në 3 euro për banorët e Kukësit. Lajmi u raportua në TV Klan që citon burime konfidenciale nga negociatat që po bëhen mes qeverisë dhe kompanisë së konçensionarit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Gjithsesi ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje, pasi Rama premtoi se do të negociojë jo vetëm me konçensionarin, por edhe me banorët e Kukësit para se të marrë një vendim për tarifën që duhet paguar në sportele.

Disa javë më parë, trau u vendos pa paralajmërim në Rrugën e Kombit, një vendim që shkaktoi irritimin e banorëve, protestën e 31 marsit dhe djegien e ambienteve të pagesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY