EMRI/ Elbasan, aksident, kalimtarja fluturon në ajër shoferi arratiset

EMRI/ Elbasan, aksident, kalimtarja fluturon në ajër shoferi arratiset

130
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në rrugët e Shqipërisë, i katërti për disa orë. Aksident më i fundit ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan – Ish-Metalurgjik. Mësohet se një femër e identifikuar si Shpëtime Tufa 55-vjeç ka mbetur e plagosur duke fluturuar në ajër dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ajo ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Tre aksidente të tjera kanë ndodhur sot në Tropojë, Shkodër e Korçë. Bilanci i tyre ka qenë 8 të plagosur dhe 1 i vdekur.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në afërsi të një mobilerie në rrethana ende të pa qarta është aksidentuar nga një automjet shtetasja Shpetime Tufa 55 vjeçe banuese në Bradashesh Elbasan.

Shtetasja Sh. T., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Automjeti tip “Passat” që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY