DETAJE & EMRA/ Aksidenti në Tropojë, viktima vëllai i kryebashkiakut demokrat

DETAJE & EMRA/ Aksidenti në Tropojë, viktima vëllai i kryebashkiakut demokrat

225
0
Shares
Besnik Dushaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar. Ai është Man Dushaj, vëllai i kryebashkiakut të Tropojës Besnik Dushaj, përfaqësues i PD.

Mësohet se dy automjete një tip BMW dhe një mjet “Benz” janë përplasur në aksin Bajram Curri – Fierzë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona: Fadil e Bekim Dushaj, Elidon e Alidona Haxhiaj (nënë e bir) si dhe drejtuesi i mjetit “BMW”, N. Madani.

Dy prej të plagosurve janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Fadil e Bekim Dushaj janë gjithashtu të afërmit e kryebashkiakut të Tropojës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ‘BMW’ N. Madani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY