VIDEO/ “Tahiri kërcënoi Ramën pasi ka marrë sinjale se do e lëshojë...

VIDEO/ “Tahiri kërcënoi Ramën pasi ka marrë sinjale se do e lëshojë për herë të dytë”

111
0
Shares

Pas deklaratës së bujshme të Tahirit sot me gazetarët, ka ardhur edhe reagimi i nën kryetarit të PD-së Edi Paloka. Me anë të një statusi në Facebook, Paloka shkruan se Tahiri ka kërcënuar Ramën me të njëjtat fjalë që ai përdori kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, pasi ka marrë sinjale se kryeministri është gati ta lëshojë përsëri.

Paloka gjithashtu ka postuar edhe video nga momenti kur Rama ka thënë këto fjalë disa vite më parë.

Statusi i plotë i Edi Palokës në “Facebook”

Tahiri kercenon per here te dyte Ramen publikisht.
Ka perdorur perseri nje shprehje te Rames per ta kercenuar: “Nuk ka bir nene dhe bir kurve te me ndaloje…”, kercenoi sot Tahiri me te njejten shprehje qe pergjigjej dikur Rama per akuzat e korrupsionit qe i beheshin kur ishte kryetar bashkie.
Paralajmerimi i pare i Tahirit ndaj Rames u be publikisht ne fillimet e skandalit po me nje shprehje te perdorur nga Rama: “nuk keni pare asgje akoma”
I gjendur ne te njejtat rrethana, kur arrestimi i tij eshte perseri afer, i kerkuar me kembengulje jo vetem nga opozita por dhe nga nderkombetaret per shkak te fakteve evidente, Tahiri duket se ka marre sinjale edhe qe Rama eshte gati ta leshoje per here te dyte.
Berisha beri dje nje denoncim qe si gjithmone rezulton i vertete dhe me se i sakte.
Ne keto kushte vjen kercenimi i dyte i Tahirit per Ramen duke i bere te qarte se jo vetem nuk pranon te bej burg per Ramen por ne se Rama do e leshoje, ai do nxjerre jo vetem bemat e fundit te shefit te tij por do ti kthehet dhe aferave korruptive te bashkise.
Keta jane ata qe na drejtojne dhe pretendojne madje te pranohen dhe ne BE.

Tahiri kercenon per here te dyte Ramen publikisht. Ka perdorur perseri nje shprehje te Rames per ta kercenuar : “Nuk ka…

Publiée par Edi Paloka sur jeudi 19 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY