VIDEO/ Basha: Hapja e negociatave, shpëtim nga katastrofa ekonomike, politike që na...

VIDEO/ Basha: Hapja e negociatave, shpëtim nga katastrofa ekonomike, politike që na pret

76
0
Shares

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka marrë fjalën në Kuvend ku ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për Shqipërinë, marrja e rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave. “Shpëtim” e ka konsideruar ai.

“Ky realitet është i jashtëzakonshëm dhe frymëzues, Ballkani në Bashkimin Europian, – tha Basha nga foltorja.- Evropa e bashkuar tregon se është e bashkuar në vlera dhe qëndrimet e saj. Nuk ka shembull më domethënës sesa rasti i Shqipërisë dhe ne shpresojmë se Këshilli do ta japë rekomandimin pavarësisht se qeveria e Shqipërisë ka braktisur vlerat evropiane dhe të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Me këtë kryeministër në këto kushte rruga evropiane është më e domosdoshme se kurrë, sepse rruga europiane është e vetmja për të ngritur institucione të besueshme dhe ndërtuar një demokraci të vërtetë, rruga europiane është e vetmja rrugë për të ndarë qeverinë nga krimi. Ndaj PD e ka kërkuar hapjen e negociatave me BE. Kjo nuk është vetëm përmbushje e aspiratave evropiane, por shpëtim nga katastrofa ekonomike, politike që na pret”.

Ndërkohë, në përfundim të fjalës së kreut të PD-së, opozita ka braktisur punimet e Kuvendit.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 19 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY