Mark Marku debat në telefon me Saimirin: Komisarët e policisë, punëtorë transporti...

Mark Marku debat në telefon me Saimirin: Komisarët e policisë, punëtorë transporti në kanabis

145
0
Shares

Gjatë lidhjes me telefon në emisionin “Opinion”, ish ministri Saimir Tahiri i eshte përgjigjur disa pyetjeve te drejtuara nga gazetari Blendi Fevziu, por edhe nga disa te ftuar qe ishin ne studio.

Por ndërkohë që analisti Mark Marku i ka drejtuar Tahirit, ky i fundit ka dashur të shmanget.

Debati mes Markut dhe Tahirit:

Marku: A e ke pas te qarte detyrën tende si Minister i Rendit, ky eshte problemi, se varet çfarë koncepri ke ti per kete detyre

Tahiri: Mark, a e kam pas të qartë detyrën mund të ta shpjegojë Grida kete gje.

Marku: Grida mund të ta shpjegojë ty, se e ke këtu mund të flasësh direkt. Unë po të pyes a është detyra e një Ministri Rendi që vendi të mbillet me kanabis? Dhe a është detyra e një ministri Rendi qe komisaret e policisë qe i caktoje ti, te ishin punetor ngarkim shkarkimi per punonjësit e kanabisit?

Tahiri: Ku e ke pare ti qe komisaret ishin punetore ngarkim shkarkimi?

Marku: Po pra po, kane dale ne televizion.

Tahiri: O Zoti Marku, te garantoj qe une e kam ditur shume mire detyrën time. Nuk jam si ty qe i dridhem te vërtetës. Une i bie drejtpërdrejt.

Marku: Une nuk i jam dredhur, ti po i dridhesh.

Tahiri: I dridhesh dhe jo pak, une i bie drejtperdrejt

Marku: Shpresoj ta thuash te verteten tani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY