FOTO & EMRI/ Kosovë, prangoset vrasësi i Mario Majollarit, ja çfarë e...

FOTO & EMRI/ Kosovë, prangoset vrasësi i Mario Majollarit, ja çfarë e tradhtoi

186
0
Shares
Kastriot Gjuzi

Kastriot Gjuzi, i shpallur në kërkim si vrasësi i Mario Majollarit është prangosur në Kosovë.

Policia e ka arrestuar Gjuzin teksa ka tentuar që të futet në Kosovë, përmes pikës kufitare të Vërmicës.

Ai ka tentuar të kalojë për në Kosovë përmes malit, për të shmangur arrestimin nga policia.

Policia Kufitare e Kosovës, duke monitoruar zonën kufitar, ka mundur që të dalloj me anë të dylbive Kastrito Gjuzin, i cili ishte nisur për në fshatin Vërmicë.

 

Ai është ndaluar për kontroll nga policia e Kosovës dhe i është kërkuar një mjet identifikimi.

Ka qenë karta e identitetit, e cila ka zbuluar se Policia e Kosovës nuk kishte të bënte me një person të thjeshtë që po kalonte kufirin ilegalisht, por me autorin e vrasjes së Mario Majollarit.

Pasi është arrestuar, policia e Kosovës e ka dorëzuar atë tek autoritetet shqiptare.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur me 12 Prill, policia nisi hetimet mbi motivet e vrasjes dhe si pistë e parë ishte ajo e gjakmarrjes për shkak të dy vrasjeve që i ati i Majollarit kishte kryer në vitin 2000.

Mario Majollari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY