VIDEO/ Basha i kërkon mbështetjen e CDU/CSU për hapjen e negociatave: Të...

VIDEO/ Basha i kërkon mbështetjen e CDU/CSU për hapjen e negociatave: Të çlirojmë Shqipërinë nga krimi, korrupsioni

84
0
Shares

Kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e grupimit CDU/CSU për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pas rekomandimit të pritshëm të Komisionit Europian.

Basha dhe delegacioni që e shoqëron zhvilloi takime me ekpertë të politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bundestagun gjerman dhe të kancelares Merkel, gjatë vizitës që po zhvillon në Berlin.

“Kemi kërkuar mbështetjen për hapjen e negociatave si një ëndërr të shqiptarëve, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara si ato në luftën kundër krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut, siç e tregoi edhe rasti i Kukësit, respektimin e ligjit, që janë shqetësimet e partnerëve tanë.

Vazhdimin e betejës për të çmontuar narko-shtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të kthyer konkurencën si një parakusht për zhvillimin ekonomik, për të vendosur politikanët e korruptuar para ligjit.

Të gjitha këto do të çojnë në një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, korrupsioni dhe krimi i organizuar”, tha Basha.

Publiée par Lulzim Basha sur lundi 16 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY