Patos, hidhet në erë makina e mësueses

Patos, hidhet në erë makina e mësueses

150
0
Shares
Foto Ilustruese

Një automjet është djegur ditën e sotme në Patos, Fier. Sipas të dhënave zyrtare, dyshohet se mjetit i është vendosur eksploziv.

Mësohet se makina është në pronësi të një mësueseje, por nuk dihet ende se cilat janë motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. pronarja e makinës është marrë në pyetje për të zbuluar nëse ka pasur kërcënime.

“Më datë 16. 04. 2018, në lagjen ‘1 Maj’, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Nissan’, në pronësi të shtetases E. A, banuese në Patos.

Dyshohet se në pjesën e përparme të mjetit është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, deklaron Policia e Fierit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY