Greqi, sekuestrohen 121 kg hashash, arrestohet një shqiptar dhe një grek

Greqi, sekuestrohen 121 kg hashash, arrestohet një shqiptar dhe një grek

133
0
Shares
Foto Ilustruese

Sekuestrohen 121 kg hashash ne Igumenicë, ndërsa policia greke ka bërë të ditur se ka arrestuar një shqiptar 37 vjeç dhe ka shpallur në kërkim  një tjetër si të lidhur me trafikimin e sasisë së sekuestruar të lëndës narkotike. Operacioni I Policisë greke ku u sekuestrua kanabisi, u zhvillua në fshatin Parapotamo të Igumenicës.

Policia greke pasi kishte siguruar informacion në rrugë operative për trafikimin e një sasie të madhe droge zhvilloi një kontroll të imtësishëm të zonës dhe zbuloi 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg e 492 gramë marijuanë. Pranë drogës u kap dhe një 37-vjeçar shqiptar, i cili kishte kryer transportin në kufi.

Policia ka pikasur një automjet që ka ardhur për të marrë drogën dhe ka vënë në pranga drejtuesin e saj, një 50-vjeçar grek. Dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Igumencisë, ndërsa departamenti anti-drogë po vazhdon hetimet.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY