FOTO GALERI/ Sot 19 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova, nis...

FOTO GALERI/ Sot 19 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova, nis marshimi simbolik nga Mitrovica drejt Kukësit

241
0
Shares

Sot shënohet 19-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998 – 1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Për veç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), shkruan Koha Ditore.

Data 16 prill në Kukës shënon Ditën e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Në kuadër të aktiviteteve të përkujtimit të “Eksod ’99”, kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu ishte dje në Mitrovice ku u prit nga Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Gjatë takimit mes dy kryetarëve u bisedua edhe për situatën në Mitrovicë dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ata vlerësuan si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Kukësit. Bashkim Shehu i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Mitrovicë, Agim Bahtiri, bëri homazhe në vendin ku u pushkatuan dhe masakruan qytetarë të Mitrovicës në 15 Prill 1999 dhe te Varrezat e Dëshmorëve.

Gjithashtu Bashkim Shehu së bashku me Kryetarin Agim Bahtiri dhe Kryetarin e Komunës Skënderaj Bekim Jashari vendosën buqeta me lule dhe zhvilluan homazhe në memorialin e Heroit Legjendar Adem Jashari.

Kryebashkiaku i Kukësit tha se, “ngjarjet e Marsit ’99 dhe qëndresa heroike deri në flijim e familjes Jashari për lirinë e Kosovës është epopeja më e lavdishme e historisë së Kombit. Memoria e shqiptarisë duhet të ushqehet me këto vlera të çmuara e t’ua përcjellë brezave se çfarë çmimi ka liria. Është detyrim i çdo shqiptari të punoje për ndërtimin e të ardhmes tonë të përbashket evropiane”, përfundoi Shehu.

Përkujtimi i 19-vjetorit të “Eksod ’99” nisi dje në Kukës me hapjen e Panairit Kombëtar të Librit, për te vazhduar sot në Mitrovice, nga ku do të nisë edhe marshimi simbolik drejt Kukësit, ku do të zhvillohet edhe mitingu i madh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY