EMRI & DETAJE/ Lushnjë, pas sherrit në lokal plagos me thikë tre...

EMRI & DETAJE/ Lushnjë, pas sherrit në lokal plagos me thikë tre persona, në kërkim 35-vjeçari arrestohet bashkëpunëtori

140
0
Shares
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar në Lushnje është shpallur në kërkim pasi akuzohet për plagosje të trefishtë. Sipas policisë, shtetasi me iniciale E. Sh., ka tentuar të vrasë tre persona, duke i goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Karbunarë” pas një konfklikti mes të plagosurve dhe autorit.

“Në datën 15. 04. 2018, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen “Karbunarë”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L. Ç., 20 vjeç, A. Ç., 23 vjeç dhe D. S., 15 vjeç banues në Karbunarë”.

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia thote se nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi  E. Sh., është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur.

Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 28-vjeçarit, banues në Këmishtaj, Divjakë. Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip “Benz”në pronësi të shtetasit  Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E. Sh., për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal , dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY