DOKUMENTI/ Prokurorët kërkesë Arta Markut: Duam armë dhe siguri

DOKUMENTI/ Prokurorët kërkesë Arta Markut: Duam armë dhe siguri

184
0
Shares

Një kërkesë e pazakontë vjen nga vartësit e saj, për Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku.

Kërkesa vjen nga vartësit e saj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë, Sarandë.

“Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre”, është kërkesa e pazakontë,a dresuar, nga kreu i kësaj prokurorie, Edison Ademi, për shefen e tij, Arta MArku.

Kërkesa, vjen e rreshtuar krahas disa problematikave, të cilat Ademi, jo vetëm i evidenton, por edhe kërkon marrjen “në konsideratë për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit”.

Këto problematika, janë pjesë e analizës së “treguesve kryesorë për vitin 2017, në Prokurojnë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me juridiksion të përgjithshëm, Sarandë”, analizë të cilën titullari i këtij institucioni, Edison Ademi, ia ka vënë në dispozicion edhe Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Problematika

Nga analiza në tërësi e elementëve që u përmendën më lart, evidentojmë këto problematika duke propozuar marrjen në konsideratë për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit:

  • Nevojitet zgjidhje për kompetencën tokësore, në këtë kuadër dhe krijimi i një mekanizmi më efiçent për rastet e moskompetencave
  • Ngarkesa reale dhe ndryshimet ligjore kanë nevojë për përcaktim më të mirë të numrit të prokurorëve, konkretisht rritjen e tyre, stabilitet në vendin ku ushtrojnë funksionet (pa lëvizje), mbajtje në konsideratë e ngarkesës në periudhën e turizmit etj., mundësisht duke sjellë prokurorë apo oficerë të komanduar; në këtë kuadër duhet të vlerësohet dhe numri i administratës që është dukshëm i pamjaftueshëm, po ashtu shërbimet mbështetëse; në fund të fundit të zbatohen ndryshimet e reja ligjore për personelin
  • Të gjendet një mekanizëm për referimet pa vlerë juridike penale dhe njoftimet
  • Të ketë orientime lidhur me problematikat e shumta të zbatimit të legjislacionit të ri
  • Të ndahet puna e prokurorit nga impenjimet që nuk lidhen me funksionin e tij (statistika, akses dhe plotësime në sistem etj.)
  • Të ketë çdo prokuror akses në sistemet kombëtare (të gjendjes civile, TIMS etj.)
  • Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre
  • Të krijohet situata e nevojshme për një ushtrim normal të funksionit dhe të garantohet zbatimi i ligjit në procesin e rivlerësimit. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY