DETAJE/ Për borxhin pashlyer, e rrëmbejnë me makinë, 1 i arrestuar dhe...

DETAJE/ Për borxhin pashlyer, e rrëmbejnë me makinë, 1 i arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim

97
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person është arrestuar këtë të hënë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për akuzën: heqje e paligjshme e lirisë.

Gj. Q., 30 vjeç, banues në Yzberish (Tiranë) u vu në pranga, ndërsa u bë shpallja në kërkim policor e vëllezërve J. N., dhe Xh. N., të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të 30-vjeçarit tashmë të arrestuar, e kanë marrë pa dëshirë në mjet K. P., 33 vjeç, banues në Durrës.

Arsyeja, sipas të njëjtave burime, dyshohet se ishte një borxh i pakthyer që K. P., banues në Durrës, i ka dy vëllezërve, tashmë në kërkim policor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY